FlexiVita® Pro 30 Kapsula

FlexiVita® Pro 30 Kapsula

Për gjendje të shkëlqyer të eshtrave, nyjeve, dhe muskujve.

Sasia

Description

FlexiVita Pro është shtesë ushqimore me bazë të sulfatit të glukozaminës dhe kondroitinit, MSM, bambusë, shafranit të Indisë, ekstraktit të biberit të zi, manganit dhe zinkut. Falë përbërjes së tij, ndihmon në ruajtjen e gjendjes normale të muskujve, tendinave dhe kyçeve.

Ndërsa plakemi, kyçet pësojnë konsum më të madh dhe është shumë e zakonshme të kemi vështirësi në këto zona të trupit. Për të shmangur këtë, rekomandohet të ushtroheni dhe t’i mbani ato në gjendje të mirë. Përbërës të tillë si shafrani i Indisë, glukozamina ose kondroitina janë treguar se ndihmojnë në forcimin e kyçeve, tendinave dhe kërcit dhe përmirësojnë mirëqenien e përditshme. Për më tepër, rritja e aktivitetit fizik, i cili është gjithnjë e më kërkues dhe kërkon konsum më të madh, e bën të zakonshme të jetoni me parehati, dhimbje ose lëndime. Kjo është arsyeja pse sportistëve u rekomandohet të kujdesen për kyçet e tyre për të shmangur probleme të tilla.

Një mënyrë jetese aktive, përveç një diete të shëndetshme, do të na ndihmojë të luftojmë çdo lloj problemi të kyçeve/muskujve. Ka raste kur rreziku është i lartë për të vuajtur nga inflamacioni dhe/ose dhimbja (për shkak të llojit të punës, aktivitetit fizik, konsumit për shkak të moshës, etj). Në këto raste rekomandohet një dietë e pasur me ushqime anti-inflamatore, si shafrani i Indisë dhe xhenxhefili, së bashku me përdorimin e duhur të shtesave ushqimore apo kremrave masazhues me përbërës natyralë dhe me efekt anti-inflamator.

FlexiVita® Pro ndihon në:

  • Parandalimin e sëmundjeve të nyjeve dhe eshtrave.
  • Rikuperimin e masës së eshtrave dhe kërcit.
  • Lehtësimin e dhimbjeve dhe ndezjeve.
  • Mirëmbajtjen e shëndetit të nyjeve tek sportistët.

Mënyra e përdorimit: 1 deri 2 kapsula në ditë. Rekomandohet të përdoret për dy muaj rresht.

Additional information

Informacion Nutricional

2 Kapsula / VRU

Sulfat Glukozamine

500mg

Sulfat MSM

400mg

Sulfar Kondroitine

400mg

Ekstrakt turmeriku

108mg

Silikon (nga Tabashiri I Bambusë)

28mg

Ekstrakt I biberit të zi

6,72mg

Zink

4,74mg / 45%

Mangan

1,62mg / 81%

VRU

Vlera Referente Ushqyese

Informacion Shtesë

FlexiVita® Pro është shtesë ushqimore. Paketimi përmban 30 kapsula.

Mbajeni në vend të thatë dhe të freskët. Mbajeni në vend të sigurt ku fëmijët nuk mund ta arrijnë. Mos i tejkaloni dozat ditore të rekomanduara. Shtesat ushqimore nuk mund të përdoren si zëvendësim i shujtave të rregullta të ushqimit. Për të pasur një jetë të shëndetshme, duhet të ushqeheni mirë dhe të keni aktivitet fizik të vazhdueshëm. Nëse jeni shtatzënë, nëse jeni duke përdor medikamente apo keni ndonjë sëmundje, konsultohuni me mjekun ose farmacistin tuaj para përdorimit.

 

Përbërësit: Sulfat Glukozamine 2KCI (krustaceve), Metilsulfonylmethan, Sulfat kondroitin (peshk), Kapsulë (celulozë hidroksipropilmetil, Ngjyra: dioksidi i titaniumit), Shafran i indisë (Curcuma longa) (min 95% curcuminoids), Agjent formësues (fosfat kalciumi), Tabashir bambu (bambusa arundinacea), Citrat zinku, Glukonat mangani, Agjent anti-ngurtësues (stearat magnez), Ekstrakt piper i zi (Piperum nigrum).

top