Alcedrix është kompani konsulente dhe shpërndarëse me seli në Prishtinë, Republikën e Kosovës dhe operon në fushën e indusstrisë Farmaceutike dhe Produkeve të Konsumit të Gjerë.
Alcedrix mbështetet në njohuritë e saja të thella dhe të avancuara për gamën e rregullativës dhe pajtueshmërisë për të ofruar një sërë shërbimesh konsultimi dhe shpërndarjeje farmaceutike për industritë farmaceutike, biologjike dhe bioteknike.
Ekipi ynë unik i profesionistëve të mëparshëm rregullativës dhe profesionistë kryesorë të industrisë na mundëson të ofrojmë shërbime autoritative dhe të respektuara nga zinxhirët kryesorë të farmacive, profesionistët e kujdesit shëndetësor dhe agjencitë e regullativës në të gjithë rajonin.
Kompania u themelua në vitin 2015 kur profesionistë nga konsulenca, shitja dhe regullativa bashkuan forcat për të ofruar shërbime “të gjitha në një” për këtë industri të veçantë. Ne ofrojmë shërbime këshilluese menaxhuese dhe regullative për menaxhimin e portofolios farmaceutike, si dhe marketing dhe shpërndarje për kompanitë ndërkombëtare (OTC, Shtesa Ushqimore dhe pajisje mjekësore), barna me recetë dhe Produkeve të Konsumit të Gjerë (kujdes personal dhe shtëpiak).
Shërbimet e Alcedrix janë veçanërisht të përshtatshme për industritë farmaceutike, biologjike dhe bioteknike të vogla dhe të mesme që do të përfitojnë nga ekipet tona ekspertizë të gjerë rajonale. Si një kompani konsulente dhe shpërndarëse farmaceutike ne jemi të përkushtuar në menaxhimin e asortimentit, licencimin e produkteve dhe penetrimin në treg.