ReduKAC™ Easy

…dhe sërish je në lojë.

Sasia

Description

RedKAC Easy përmban një përzierje të elektroliteve (magnez, kalium, natrium), vitamina B (tiaminë, riboflavinë, niacinë, vitaminë B6, vitaminë B12, acid pantotenik), vitaminë C, zink, glukozë dhe fruktozë.
Vitaminat (vitamina C, riboflavina, vitamina B6, vitamina B12, niacina, acidi pantotenik) dhe magnezi kontribuojnë në reduktimin e lodhjes dhe plogështisë.
Niacina, vitamina B6 dhe vitamina C ndihmojnë në ruajtjen e funksioneve të duhura psikologjike dhe në funksionimin e duhur të sistemit nervor, ndërsa acidi pantotenik ndihmon në ruajtjen e performancës mendore në nivelin e duhur.

Përveç kësaj, vitamina C ndihmon edhe në ruajtjen e metabolizmit të duhur të energjisë dhe, së bashku me zinkun, kontribuojnë në funksionimin e duhur të sistemit imunitar dhe mbrojtjen e qelizave nga stresi oksidativ.

ReduKAC easy ndihmon në plotësimin e mineraleve (magnez, kalium, natrium, zink), vitaminave B (tiaminë, riboflavinë, niacinë, vitaminë B6, vitaminë B12, acid pantotenik) dhe vitaminë C, duke siguruar gjithashtu glukozë dhe fruktozë. Rekomandohet veçanërisht për personat e ekspozuar ndaj lodhjes, si dhe pas konsumimit të alkoolit.

**Kërkimet tregojnë se konsumi i alkoolit mund të çojë në nivele më të ulëta të ujit, elektroliteve (veçanërisht magnezit dhe natriumit), glukozës, zinkut dhe vitaminave B në trup (Clin Nephrol. 1998 Apr; 49(4):205-13 Diabetes Care 2001 Nëntor;24(11):1888-1893, Alcohol Alert Nr. 22-1993). Nivelet e ulëta të ujit në trup mund të shkaktojnë marramendje. Nivelet e ulëta të glukozës mund të shkaktojnë lodhje dhe plogështi. Këto janë disa nga simptomat e ndjenjës së keqe pas pirjes së tepërt të alkoolit.

Mënyra e përdorimit: 1 qese në ditë. Përmbajtja e qesës duhet të tretet në 400 ml ujë. Për shkak të përbërësve të përdorur, fillimisht mund të formohen gunga – përziejeni fort derisa të treten plotësisht. Konsumojeni menjëherë pas përgatitjes. Mos e tejkaloni dozën e rekomanduar për konsum gjatë ditës.

Additional information

Informacion Nutricional

1 Qese / VRU

Glukozë

1,5g

Fruktozë

1g

Kalium

300mg / 15%

Natrium

200mg

Magnez

150mg / 40%

Zink

7,5mg / 75%

Vitaminë C

250mg / 312.5%

Tiaminë (vitamin B1)

1,1mg / 100%

Riboflavinë (Vitamin B2)

1,4mg / 100%

Niacinë

24mg / 150%

Vitaminë B6

2,8mg / 200%

Vitaminë B12

2,5μg / 100%

Pantotenik acid

6mg / 100%

VRU

Vlera Referente Ushqyese

Informacion Shtesë

ReduKAC™ Easy është shtesë ushqimore. Paketimi përmban 20 qese me përmbajtje pluhuri.

Shtesat ushqimore nuk duhet të përdoren si zëvendësim për një dietë të larmishme dhe të ekuilibruar. Rekomandohet një dietë e larmishme dhe e ekuilibruar dhe një mënyrë jetese e shëndetshme. Mbajeni larg fëmijëve.

 

Shënim: mos e përdorni te personat e predispozuar për formimin e gurëve në veshka ose që vuajnë nga gurët në veshka ose në rast të mbindjeshmërisë ndaj ndonjërit prej përbërësve të produktit.

 

Përbërësit: glukozë, rregullator i aciditetit – acid citrik; kripërat e magnezit të acidit citrik – magnez, fruktozë, klorur kaliumi– kalium, klorur natriumi – natrium, acid L-askorbik – vit. C, aromë natyrale limoni, agjent kundër ngurtësimit- dioksid silikoni; aroma, ëmbëlsues – acesulfame K, sukralozë; glukonat zinku – zink, nikotinamidi – niacinë, kalciumi D-pantotenat – acid pantotenik, hidroklorur piridoksinë – vitaminë B6, cianokobalaminë – vitaminë B12, riboflavin – vitaminë B2, tiaminë hidroklorur – tiaminë (vitaminë B1).

top